Skip to content

Grabitet me armë banka “OTP” në Tiranë, autori i merr paratë një qytetari që po i depozitonte dhe…

OTP bank

Filiali i bankës “OTP” pranë stadiumit “Dinamo” në Tiranë është grabitur këtë të martë, ku dyshohet se autorët kanë qenë të armatosur.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton se një person është futur brenda bankës dhe i ka marrë një shumë parash një qytetari që sapo po i depozitonte.

Ende nuk dihet shuma e parave të marra.

Njoftimi i Policisë
Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:26, në rrugën “Gjin Bue Shpata”, një shtetas i maskuar ka hyrë në ambientet e një banke dhe, dyshohet se në kërcënimin e një sendi në dukje armë, ka marrë një shumë parash.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë ngritur pika kontrolli dhe janë orientuar të gjitha shërbimet policore, për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit dhe dokumentimin e rastit.