Skip to content

Grabitet me armë një karburant në Novoselë të Vlorës

Një karburant në Novoselë të Vlorës është grabitur gjatë natës nga dy persona të armatosur.

 

Sipas informacioneve, kanë qenë dy persona të maskuar të cilët nën kërcënimin e armëve arritën të merrnin xhiron ditore prej afro 350 mijë lekëve të reja.

 

Ndërkohë, mësohet se roja i karburantit, në dëshiminë e dhënë në polici ka treguar se i ka dëgjuar grabitësit që para se të thyenin xhamin e gabinës t’I thoshin njëri-tjetrit që të nxirnin pistoletën.

 

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.