Një grabitje me armë ka ndodhur mëngjeisn e kësaj të shtunë në një pikë për transferta parash dhe këmbimi valuator.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Tom Plezha” në Unazë të Re, ku një person i paidentifikuar, i cili mbante një send të dyshuar si armë zjarri, është futur në një pikë për transferta parash dhe këmbimi valutor, ka marrë një shumë parash dhe është larguar me një biçikletë.

Gazetarja Xhensila Kodra, raporton për ABC News se sipas punëtorit shuma e marrë në këtë pikë këmbimi është rreth 30 mijë euro.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re