Persona ende të paidentifikuar kanë grabitur nën kërcënimin e armëve të zjarrit një poste në Fushë Bulqizë.
Grabitja ka ndodhur pak minuta më parë, në rrethana që ende pritet të sqarohen nga policia.
“News 24” raporton se sipas dyshimeve të para autorët mund të kenë marrë një shumë prej 460 mijë lekësh (të reja).
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autoreve.
