Skip to content

Grabitet me forcë makina e “Security” në autostradën Tiranë-Durrës

Një grabitje ka ndodhur këtë mesditë në autostradën Tiranë-Durrës. Balkan Web raporton se është grabitur me forcë një makinë e “Security Spartan”, në dalje të një qendre tregtare.

Në momentin e grabitjes, në makinë ka qenë një punonjës i security dhe një i qendrës tregtare.

Ndërkohë, makina është gjetur e braktisur në rrugën dytësore, disa kilometra larg qendrës tregtare.