Një grabitje me forcë ka ndodhur në zonën e Kasharit mesditën e kësaj të hëne.

 

Mësohet se është grabitur një makinë e sigurisë që merret me transportimin e vlerave monetare. Sipas informacioneve paraprake, dy punonjësit e sigurisë janë nxjerrë me forcë nga automjeti nga persona të paidentifikuar, të cilët më pas janë larguar me shpejtësi në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës.

 

Grabitësit më pas e kanë braktisur automjetin në afërsi të një qendre tregtare. Ende nuk dihet nëse ka pasur vlerë monetare në makinën e sigurisë apo jo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re