Në orët të para të  mëngjesit te kesaj te hene ka ndodhur një grabitje ne një dyqan celularësh në Berat.

Autorët kanë hyrë me forcë në dyqan duke zbërthyer qepenin  dhe duke thyer xhamat. Sipas burimeve jo zyrtare autorët kanë marrë një numër të lartë aparate celularësh .

Dyqani ndodhet në qendër te Urës-Vajgurore dhe shërbente  si një pike rimbushjeje telefoni.

Policia po vijon punen  për zbardhjen e plotë të ngjarjes  duke  u përqendruar tek pamjet filmike te dyqanit. / V+

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re