Skip to content

Grabitet një furrë buke në Lezhë, autori paraqitet si klient dhe i merr shitësit xhiron ditore

Grabitet një furrë buke në Lezhë.

Mësohet se, një person është paraqitur si klient në ambientet e furrës së bukës.

Më pas, ai i ka marrë shitësit xhiron ditore dhe është larguar. Ende nuk dihet shuma e parave të grabitura, ndërsa policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes.