Ilustruese

Një grabitje ka ndodhur ditën e sotme në qendër të qytetit të Korçës, rreth orë 12:00 të mesditës.

Një person me një thikë ka grabitur një pikë kreditit të një institucioni privat të financimit. Burimet bërë të ditur se nga ngjarja nuk ka persona të dëmtuar.

Mësohet se janë marrë 100 mijë lekë të vjetra. Autori ka qenë i pamaskuar, ndërkohë që grupi hetimor do të sekuestrojë edhe kamerat e sigurisë për të identifikuar atë.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 04.06.2020, rreth orës 12:00, në lagjen nr. 7, në një zyrë e cila shërben për dhënie kredie, ka hyrë një shtetas i paidentifikuar i cili duke ushtruar presion psikologjik punonjësve me një thikë, dyshohet se ka marrë një sasi lekësh dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe po vijonë kontrollet për kapjen e autorit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re