Skip to content

Grabitet pika e këmbimit valutor në Fier

Një pike e këmbimit valutor ne Fier ka rene pre e grabitjes.
 
Ngjarja ka ndodhur pasditen e se martës ne katin e pare te një pallati ne lagjen Kastriot ne qendër te qytetit.
 
Mësohet se dy persona pasi kane bere rruge ne këmbë, i janë afruar pikës se këmbimit valutor.  Me pas ata kane vendosur maskat dhe nen kërcënimin e armeve kane mundur të marrin  70 mije leke te rinj që ndodheshin në arkë. Mësohet se pronari i biznesit nuk ka bere rezistence.
 
Grabitësit janë larguar po në këmbë mes rrugicave të lagjes, duke përfituar edhe nga errësira
 
Policia e cila ka mbërritur ne vendngjarje ka marrë dëshmitë e punonjësve e po ashtu ka sekuestruar edhe pamjet e kamerave të sigurisë për të identifikuar autorët.