Një banesë në Gjirokastër është grabitur sot ne mëngjes rreth orës 9.30. Në momentin e grabitjes në shtëpi ndodhej vetëm Liljana Ceribashi, e cila është dhunuar nga autori. Grabitësi i maskuar e ka kërcënuar me një thikë që mbante në dorë dhe i ka marrë dy telefona, disa bizhuteri dhe rreth 10.000 lekë. Agresori qëlloi edhe kryefamiljarin i cili sapo ishte kthyer ne shtëpi. Polica ka shoqëruar disa persona dhe i ka marre ne pyetje per te zbuluar identitetin e grabitësit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re