Një banesë është grabitur në Lushnje. Persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesë duke thyer xhamat e dritares dhe kanë marrë prej andej kasafortën e shtëpisë, raporton News 24.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Gafur Muço”, në Lushnjë, ndërsa mësohet se banesa është në pronësi të shtetasit L. Dervishi.

Para u uniformave blu ai ka thënë se kishte një kasaforte hekuri, brenda të cilës mbante kursimet e shtëpise rreth 4 000 euro.

Sakaq policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, si edhe identifikimin e autorëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re