Banesa e Mark Aliajt në fshatin Shirq të Shkodrës është grabitur nga tre persona të maskuar gjatë natës duke u gdhirë e mërkura.
 
Nën kërcënimin e armëve grabitësit mundën të marrin një sasi të konsiderueshme parash nga banesa, një celular edhe dy armë gjahu ‘çifte’. Si të mos mjaftonin këto, agresorët morën edhe automjetin, i cili ndodhej në oborrin e shtëpisë.
 
Në momentin e grabitjes në shtëpi ndodheshin vetëm të moshuarit. I zoti i shtëpisë tregon se ishin tre persona të maskuar: dy prej tyre hynë brenda, ndërsa tjetri qëndroi jashtë për të bërë roje. Mark Alia tregon momentet e tmerrit që ai dhe gruaja e tij përjetuan.
 
Alia dyshon se grabitësit mund të jenë persona të njohur të familjes.
 
Policia bëri të ditur se banesa e grabitur kishte kamera sigurie dhe sisteme alarmi. Uniformat blu nisen ndjekjen e grabitësve dhe pak ore pas ngjarjes vunë në pranga dy prej tyre. Policet gjeten edhe të gjitha sendet e vjedhura në banesën e Aliajt.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re