Arrestohet një-46 vjeçare per mashtrim ne Korce.

 

Prej muajsh ajo ishte nën hetim pasi dyshohet se ka vjedhur shuma monetare në lek dhe valutë duke mashtruar bizneset online.

 

Alma Beqiri punonte si agjente e sherbimeve postare prane nje kompanie postare private per Korcen dhe Pogradecin.

 

Qytetarët që kishin bërë porosi nga biznese te ndryshme merrnin pakot e tyre dhe kryenin pagesën, mirepo Alma Beqiri nuk ua dorëzonte bizneseve duke i mashtruar.

 

Sipas hetimeve gjatë periudhës 2021-2023, ajo ka përvetësuar shumën 3 000 000 euro.

 

Shumën e konsiderueshme të përfituar, kjo shtetase dyshohet se e ka investuar në blerjen e pasurive të paluajtshme dhe të bizneseve tregtare, në emër të vet dhe të familjarëve të saj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re