22-vjeçari Kristi Cinari, i shumëkërkuar nga policia për disa grabitje në Tiranë, përfundoi në pranga teksa u kap në flagrancë pasi po tentonte të kryente sërish një grabitje.

Policia në një njoftim për mediat, bëri me dije këtë të martë, se i riu u kap të hënën, më datë 08.02.2021, në rrugën “Sitko Çiço” teksa po tentonte të vidhte zyrat e UKT-së.
22 vjeçari ka qenë edhe i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja me armë”.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariatet e Policisë Nr. 1 dhe Nr. 4, si autor i dyshuar për vjedhjen e një filiali të një institucioni për dhenie kredie, për vjedhjen e një farmacie, si dhe për tentativë vjedhje të një pike UKT-je, konkretisht:

I vjedhjes me pistoletë çakmak të një sasie vlere monetare në filialin e një institucioni për dhenie kredie, ngjarje e ndodhur më datë 23.01.2021, rreth orës 13:40, në rrugën “Bardhyl”;

I vjedhjes me pistoletë çakmak të një sasie vlere monetare në një farmaci, ngjarje e ndodhur me datë 21.01.2021, në bulevardin Zhan D’ark.

I tentativës për vjedhje të zyrave të UKT-së, ngjarje e ndodhur më datë 08.02.2021, në rrugën “Sitko Çiço”;

Gjatë kontrollit të banesës iu gjetën dhe iu sekuestruan një pistoletë çakmak, e cila është përdorur për kryerjen e vjedhjeve (fiksuar nga kamerat e sigurisë), dokumente të ndryshme dhe një kartë identiteti e shtetit kosovar, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja me armë”, “Vjedhja” e mbetur në tentativë dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re