Policia e Kavajës ka arritur të zbardhë 4 vjedhje banesash të ndodhura gjatë muajve të fundit në këtë qytet duke arrestuar edhe personin e dyshuar.
Shtetasi I arrestuar, sipas policise, është B.A., 29 vjeç, banues në Luz të Vogël, Kavajë.
Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas muajt e fundit në qytetin e Kavajës ka vjedhur në 4 banesa, në të cilat ka grabitur vlera monetare, bizhuteri dhe orendi të ndyshme shtëpiake.
