Skip to content

Grabiti mbi 500 mijë euro në banesën e Alda Klosit dhe i fshehu në tubat e aspiratorit! Pastruesja Rozeta Dobi dhe djali i saj pas kafazit prej xhami të gjykatës

Pastruesja Rozeta Dobi dhe djali i saj, Havier Dobi, kanë dalë sot para togave të zeza pasi Gjykata penale do të japë vendimin me konkluzionet përfundimtare të prokurorisë.

Nënë e bir janë filmuar pas kafazit prej xhamit të gjykatës teksa qëndrojnë të heshtur.

Rozeta Dobi u arrestua pasi akuzohet se grabiti një shumë prej 500 mijë eurosh në banesën e ish-zyrtares së shtetit Alda Klosi dhe i fshehu në tubat e aspiratorit në banesë.

Vetë Alda Klosi s’është paraqitur sot në seancë, ndërkohë që do të jepet pretenca nga prokuroria.

“”