Policia kufitare në portin e Durrësit, ka vënë në pranga të riun Gilmando Bami, i cili ishte shpallur në kërkim për vjedhje me dhunë, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 139-25 i K.Penal.

Grabitja me dhunë e familjes ndodhi në Janar të këtij viti, dhe që prej asaj kohe Bami ishte shpallur në kërkim, ku duket se është fshehur në mënyrë të përkohshme në Itali.

Më herët për grabitjen me dhunë ishte arrestuar shtetasi Durma, ndërsa mbetet në kërkim shtetasi Islam Kabili.

Tre autorët u futën me maska dhe me uniforma kamuflazhi brenda banesës së personit me inicialet A.L. Me anë të dhunës ata arritën që të merrnin shumën 150.000 lekë të reja.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re