Një 35-vjeçar është arrestuar si autor i dyshuar i grabitjes së një argjendarie në qendër të qytetit të Fierit.

Gjatë kontrollit në banesën e 35-vjeçarit, në fshatin Frakull e Vogël, shërbimet e Policisë kanë gjetur një varëse floriri që dyshohet se ai e ka vjedhur në këtë argjendari.

 

Njoftimi i policisë:

Fier/ Vodhi bizhuteri floriri, në një argjendari në qendër të qytetit, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 35-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier, pas kallëzimit nga pronari i një argjendarie, se një shtetas kishte vjedhur bizhuteri në subjektin e tij, kanë organizuar punën për identifikimin e autorit dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore për këtë rast, është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasi:

Sh. K., 35 vjeç, banues në fshatin Frakull e Vogël, Fier.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur një varëse floriri që dyshohet se ai e ka vjedhur në këtë argjendari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re