Alfred Prodani, ish drejtori i Ujësjellës-Kanalizimeve, i cili grabiti shtëpinë e futbollistit të njohur, Karim Benzema është ekstraduar nga Spanja në drejtim të Shqipërisë.

 

Lajmi është konfirmuar nga autoritetet e INTERPOL në Spanjë, ku edhe kanë publikuar një video në rrjetin social Twitter.

 

Prodani u arrestua në fillim të muajit dhe pas caktimit të masës se sigurisë arrest në burg me afat, autoritetet spanjolle sollën dosjen hetimore dhe provat që e implikojnë Prodanin në disa episode vjedhjeje, duke detyruar togat e zeza në Kurbin qe ta mbajnë në burg Prodanin me qëllim ekstradimi.

 

Alfred Prodani është denoncuar tre vite më parë nga ish-kryeministri Sali Berisha, se ka marrë pjesë në grabitjen e shtëpisë së sulmuesit të Realit të Madridit Karim Benzema. Sipas autoriteteve, Prodani rezulton i përfshirë në rreth 40 episode vjedhje të banesave në Spanjë.

 

La colaboración entre las OCN #INTERPOL de #Madrid y #Tirana han permitido la extradición de un ciudadano albanés buscado por la justicia española, gracias al convenio firmado entre #España y #Albania

Se trata del presunto autor del robo en el domicilio de un conocido futbolista pic.twitter.com/alZ3QW1o1e

— Policía Nacional (@policia) September 13, 2022

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re