Autorët e grabitjes së argjendarisë në Kamëz dyshohet se kanë ardhur nga Fushë-Kruja. Targat e automjetit tip “BMW”, me të cilin autorët u larguan pas grabitjes, mësohet se i përkasin një tjetër automjeti, të llojit “Hynundai”.

 

Pas grabitjes autorët dyshohet të jenë larguar drejt Laknasit, ndërsa njëri prej tyre sipas dëshmive të siguruara nga uniformat blu, kishte dialekt nga zona e jugut të vendit.

 

Sasia e dyshuar e floririt të vjedhur është rreth 500 gram. Ndërkohë, policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re