Zbulohen detaje të reja në lidhje me grabitjen me armë të argjendarisë ndodhur një ditë më parë në Kamëz, (28 nëntor 2023).

Sipas burimeve në grabitje kanë qënë 4 persona. Policia ka arritur që të sekuestrojë kamerat ku duket qartë 3 persona të armatosur dhe të maskuar që dalin nga mjeti dhe futen brenda argjendarisë ku arritën që të grabisin afro 500 gram flori.

Personi i 4 kishte rolin e shoferit dhe ky i fundit ka qëndruar në mjet deri sa kanë dalë 3 autorët nga biznesi dhe më pas janë larguar me mjetin tip “BMW”.

Ndërkohë policia po heton dhe po punon me zbërthimin e kamerave të tjera të sigurisë për të parë nëse ky grup kriminal është larguar drejt Fushë-Kruës, apo drejtim të Durrësit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re