Policia e Elbasanit ka reaguar disa orë pasi grabitja e farmacisë së gruas së Ylli Bakës, Rozeta Baka, u bë publike në mediat. Në një njoftim, Policia shkruan se grabitja ka ndodhur gjatë natës në datën 26 shkurt 2020.

Me tej në reagim shtohet se grabitësit kanë marrë medikamentet me vlerë 2.5 milionë lekë të rinj dhe grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ka kryer të gjitha veprimet dhe materialet i kanë kaluar Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme

“Në pergjigje te interesit te disa mediave, lidhur me lajmin për vjedhjen e një farmacie, informojmë se: Në datë 26.02.2020, në fshatin Papër, Elbasan, gjatë natës është vjedhur një farmaci ku janë marrë medikamente me vlerë rreth 2.5 milionë lekë. Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ka kryer të gjitha veprimet dhe materialet i kanë kaluar Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme. Vijon intensivisht puna për zbardhjen e ngjarjes dhe vënien para drejtësisë të autorëve. Njoftimi eshte publikuar ne faqen zyrtare te Policise se Shtetit”, është ky njoftimi i bluve të Elbasanit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re