Policia e Tiranës është vënë në ndjekje të autorit të grabitjes së ndodhur sot pas mesdite në zonën e “Brrylit”. Sipas informacioneve zyrtare, ngjarja ndodhi rreth orës 13:40, në rrugën “Bardhyl”, ku një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet nën kërcënimin e armës, ka vjedhur një shumë parash në një filial të dhënies së kredive dhe është larguar me shpejtësi.

NJOFTIMI:

Rreth orës 13:40, në rrugën “Bardhyl”, një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet nën kërcënimin e armës, ka vjedhur një shumë parash në një filial të dhënies së kredive dhe është larguar me shpejtësi.Në të gjitha hyrje-daljet e Tiranës, janë ngritur pika kontrolli, si dhe janë shtuar sherbimet ku po behet krehja e zonës.Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, me qëllim  identifikimin e autorëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re