Policia ka dhënë detaje nga grabitja e një shume prej 2.2 milionë lekëve në zyrat e Drejtorisë së Ujësjellësit të Kuçovës.

Sipas uniformave blu, nga këqyrja e vendit të ngjarjes nuk janë konstatuar dëmtime të dyerve dhe dritareve, por vetëm të kasafortës ku ndodhej shuma e parave.

Ndërkohë po hetohet për të zbardhur ngjarjen, si dhe për të identifikuar dhe arrestuar autorin/ët.

Mësohet se grabitësit kanë vjedhur një shumë prej 2.2 mln lekë të vjetra të pagesave për ujin e pijshëm.

LEXONI EDHE: Grabiten lekët e pagesave të ujit në pijshëm, hajdutët “shqyejnë” arkën dhe marrin 2.2 milionë lekë

 

 

 

Njoftimi i policisë:

Kuçovë/ Rreth orës 08:00, është marrë njoftim se në zyrat e Drejtorisë së Ujësjellësit të Kuçovës, është vjedhur një shumë parash.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët në drejtimin e Prokurorisë së Beratit, po kryejnë të gjitha veprimet hetimore, për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorin/ët e rastit.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes nuk janë konstatuar dëmtime të dyerve dhe dritareve, por vetëm të kasafortës ku ndodhej shuma e parave.

Vijojnë hetimet për të zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore, rrethanat e rastit, si dhe për të identifikuar dhe arrestuar autorin/ët.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës të Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re