Ende asnjë gjurmë nga autorët e grabitjes spektakolare një ditë më parë në Suharekë të Kosovës.

 

Autoritetet kanë bërë të ditur se ishin 4 autorë që u futën brenda argjendarisë, por nuk dihet identiteti i tyre.

 

Grabitja si nëpër filma tronditi qytetin e Suharekës gjatë orëve të pasdites të së mërkurës, kur qendra e qytetit ishte e mbushur me njerëz.

 

Pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë dhe persona që ndodheshin në afërsi të argjendarisë kanë bërë xhiron e rrjetit.

 

Fillimisht katër autorët të maskuar dhe të armatosur me armë të rënda duken brenda argjendarisë, ku grabitën sasi ari me vlerë në mbi 250 mijë euro më pas ata dalin jashtë dhe përplasen me policinë.

 

2 efektivë mbetën të plagosur, njëri prej të cilëve nga plumbat që qëlluan grabitësit.

 

Agresorët u larguan nga vend i ngjarjes në drejtim të Prizrenit dhe policët i ndoqën pas, por gjatë rrugës ata kanë vendosur pengesa të ndryshme dhe ia arritën të arratiseshin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re