Skip to content

Grabitja me armë në Bulqizë, arrestohet një nga autorët

Policia e Bulqizës ka arrestuar autorin e dyshuar të grabitjes së banesës së familjes Miri në Bulqizë, ngjarje e ndodhur tre ditë më parë.

 

Në pranga të uniformave blu ka rënë, 23 vjeçari Florenc Xheleku, banues në Bulqizë, i cili ishte lënë në arrest shtëpie nga gykata e Lezhës për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 

23 vjecari dyshohet se me datë 22 Shtator, në bashkëpunim me dy persona  të tjerë, të maskuar dhe të armatosur, kanë hyrë në banesën e Ahmet Mirës, 50 vjeç. Pasi kanë  dhunuar atë e disa nga familjarët janë larguar duke  marrë  automjetin tip benz.

 

Automjeti më pas  u gjet nga policia i braktisur, i hedhur në një përrua.

 

Mbrëmjen e së Hënës policia e Bulqizës ka identifikuar vendodhejn e Florenc Xhelekut në afërsi të një lokali.

 

Në momentin e aksionit nga Policia 23 vjeçari  ka bërë rezistencë ndaj punonjësve të  Policisë dhe ka tentuar të largohet por është prangosur nga efektivët.