Një i moshuar ndërroi jetë në spital si pasojë e një grabitje me dhunë në Mallakastër.

Burime për bëjnë me dije se grabitësit morën nga banesa vetëm 50 mijë lekë të vjetra.

Ngjarja ndodhi gjatë orëve të para të mëngjesit. Caush Shehaj ndërroi jetë në spital disa orë më vonë për shkak të plagëve të marra.

Dy autorët e grabitjes, Ervis Halimi dhe Musa Gudo u arrestuan në flagrancë ndërsa u porocedua në gjendje të lirë edhe një 16-vjeçar që i shoqëronte.

Policia sekuestreoi një armë zjarri dhe automjetin që përdorën grabitësit për të mbërritur në banesën e të moshuarit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re