Policia ka dhënë detaje të reja në lidhje me grabitjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Kamzës. Në një njoftim për shtyp policia deklaron se janë shoqëruar 13 persona dhe janë vënë në dispozicion 500.000 lekë për cilindo që jep informacione.

Njoftimi i policisë:Ne lidhje me ngjarjen:

Nje grup i posaçem hetimor nga Drejtoria e Policise Tirane nen drejtimin e Specialisteve te Departamentit te Policise Kriminale po punojne per zbardhjen e ngjarjes.

Jane shoqeruar deri tani 13 persona per tu marre ne pyetje ne lidhje me ngjarjen.

Vijon puna per fiksimin e cdo prove materiale te vlefshme per zbardhjen e ngjarjes.

Policia e Tiranes ve ne dispozicion 500.000 leke per cilindo qe jep informacion te vlefshem.

Per cdo informacion qe do sherbeje per identifikimin e autoreve te kesaj ngjarje te telefonojne ne numrin 069 41 10 299, duke garantuar anonimatin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re