Apeli i Posaçëm i GJKKO ka shpallur sot vendimin për grupin e grabitësve të Rinasit.

Kështu, Dash Kupa u dënua me 27 vite burg, Ernest Kupa dhe Neim Avdylaj me 26 vjet burg, Fatjon Xhyliu me 21 vite burg, Dritan Sinani me 20 vite burg dhe Aleksandër Murataj me 19 vjet burg.

Ndërsa, Ditjon Memlika dhe Admir Cerpja, bashkëpunëtorë të drejtësisë, u dënuam me 8 vjet e gjashtë muaj heqje lirie.

Por, të gjithë të arrestuarit do të përfitojnë ulje me 1/3 e dënimit në aplikim të gjykimit të shkurtuar.

Dënimet përfundimtare për grabitësit:

Dash Kupa 18 vite

Ernest Kupa 17 vite e 4 muaj

Neim Avdylaj me 17 vite e 4 muaj

Fatjon Xhyliu me 14 vite

Dritan Sinani me 13 vite e 4 muaj

Aleksandër Murataj me 12 vite e 8 muaj

Ditjon Memlika 5 vite e 8 muaj

Admir Çerpja me 5 vite e 8 muaj

 

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re