Një grabitje me armë zjarri është regjistruar pas mesnatës së kësaj të diele në fshatin Dom të Bashkisë së Klosit.

 

Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 2 të mëngjesit të kësaj të diele, ku 5 persona të armatosur me maska kanë grabitur një banesë.

 

Familjarët nuk pranuan të flasin për mediat, as të ju filmohet banesa, por një i afërm i tyre bëri me dije se grabitësit dhunuan djalin e shtëpisë.

 

“Çunin e familjes e kanë rrahur tmerrësisht, e kanë lidhur dhe më pas i kanë vjedhur. Si lagje nuk na ka ndodhur ndonjëherë kjo gjë. Se dimë se ça po hyn e ça po del. Kush bën kështu veprimesh, duhet pushkatuar. Po është hequr pushkatimi. Ishte nëna me fëmijën vetëm në shtëpi.”

 

Dyshohet se grabitësit kanë marrë rreth 8 mijë euro, 1 milion lekë shqiptare dhe sende të tjera me vlerë.

 

Nga burime paraprake mësohet se grabitësit kanë lidhur fillimisht familjarët e më pas kanë kontrolluar të gjithë banesën.

 

Policia dhe grupi hetimor kan shkuar në vendngjarje dhe kanë marrë në pyetje familjarët për të dhënë më shume detaje rreth grabitjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re