Policia ka dhënë informacion paraprak në lidhje me grabitjen që ndodhi në Klos gjatë orëve të para të mëngjesit të kësaj të diele.

 

Sipas policisë, hajdutët të armatosur, kanë hyrë në banesë rreth orës 03:30 nga ku kanë marrë një shumë të konsidereshme monetare.

 

 

Deri më tani janë shoqëruar 6 persona të cilët dyshohen se kanë dijeni për ngjarjen.

 

 

Klos/informacion paraprak

Rreth orës 03.30, datë 02.10.2022, në fshatin Dom, Klos, persona ende të paidentifikuar dyshohet nën kërcënimin e armës, janë futur në banesën e shtetases Sh.Ll, e cila ndodhej në banesë sëbashku me djalin e saj dhe me forcë ju kanë marrë një shumë të konsiderueshme vlerash monetare.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar 6 persona në Komisariat, dhe vijon kontrolli i zonës për kapjen e personave të përfshirë në këtë ngjarje.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re