Policia ofron 5 mijë euro shpërblim për këdo që jep informacion që çon në kapjen e autorit që grabiti një një pikë këmbimi valutor në zonën e Kombinatit.

Autori ka qenë i veshur me bluze të kuqe dhe jelek jeshil dhe i maskuar, dyshohet se nën kërcënimin e një pistolete lodër, ka vjedhur një shumë parash dhe më pas është larguar.

Lexo edhe :Related Posts

“DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e tij.Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrat e telefonit 112 dhe 069 411 8879 duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi”, njofton policia. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re