Zbardhen detaje të reja nga grabitja e një nate më parë në qytetin e Lezhës. Sipas policisë, autorët kanë helmuar qenin dhe më pas janë futur në banesë duke e grabitur. Edhe pse deri tani policia ka shoqëruar disa persona, ende asnjë prej tyre nuk është i ndaluar. Dy bashkëshortet i thane policisë se për rreth 45 minuta ata dhe fëmijët e mitur u përballen me grabitësit, të cilët i kërcënonin per t’iu marre paratë. Agresoret kane mundur te marrin nje sasi lekësh, si dhe bizhuteri me vlere. Policia ngriti pika kontrolli, ndërsa janë sekuestruar pamjet filmike në zonën ku ndodhi vjedhja.
 
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re