Skip to content

Grabitja në rezidencën luksoze ku ka shtëpinë dhe kreu i SPAK Arben Kraja, reagon për Fax News policia e Durrësit

Në lidhje me lajmin e publikuar në media për vjedhje në Lalëz, burime nga blutë e Durrësit bëjnë me dije për “FaxNews” se mbrëmjen e 1 gushtit persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur në banesën e shtetasit D.Sh., 36 vjeç, banues në Tiranë, shumën prej 20 000 lekësh të reja.

Blutë e Durrësit bëjnë me dije se vijon puna për identifikimin e autorit/ve, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Policia e Durrësit mohon të jetë një ngjarje që përsëritet, ndërsa bëhet fjalë për një rezidencë private, të monitoruar nga kamerat.

/faxweb