Gjykata e Posaçme ka dhënë sot dënimin për anëtarët e grupit kriminal, për grabitjen e Rinasit.

 

Gjykata ka vendosur dënimin me 20 vite burg për Klement Çelën ndërsa për Eldi Çelën 17 vite burg.

 

2 të dënuarit do ta vuajnë dënimin në një burg të sigurisë së lartë sipas Gjykatës.

 

Dy vëllezërit nga Elbasani Klement dhe Eldi Çala, të akuzuar si personat kryesorë që morën pjesë në grabitjen spektakolare brenda aeroportit të Rinasit, u arrestuan në vitin 2020, pas 3 vitesh kërkim.

 

Mbi 300 forca policie nga Tirana, Durrësi, RENEA dhe ato FAST morën pjesë në megaoperacionin për kapjen e tyre.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re