Gjykata e Tiranës pranon kërkesën e Alda Klosit, Havier e Rozeta Dobit për gjykim të shkurtuar dhe në datë 19 mars Prokuroria e Tiranës pritet të japë konkluzionet përfundimtare.

Ish-shefja  kabinetit të ish zv.kryeministrit Arben  Ahmetaj akuzohet për deklarim të rremë, fshehje të pasurisë dhe deklarim të rremë para OPGJ.

Sanitarja Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier Dobi akuzohen për veprën penale të vjedhjes me pasoja të rënda të kryer në bashkëpunim.

Për ish-zyrtaren, hetimi pasuror është veçuar dhe po vijon hetimi.

Arrestimi i ish-zyrtares së lartë erdhi pas hetimit të kallëzimit të saj të kryer në polici për vjedhjen e qindra mijëra eurove në banesë. Pas njoftimit të vjedhjes së banesës së Klosit në rrugën e Kosovarëve në Tiranë në dhjetorin e kaluar policia arrestoi Rozeta Dobin dhe Havier Dobin, nënë e bir, nën akuzën e vjedhjes pasi në shtëpinë e tyre u gjet një shumë e konsiderueshme parash ndërsa Havierit iu sekuestruan disa makina.

Klosi deklaroi në polici më vonë se në banesë kishte pasur 120 mijë euro dhe 30 mijë dollarë krahas bizhuterive, në çastin e vjedhjes.

Ndërkohë, policia mbajti nën përgjim në komisariat Rozeta Dobin, e cila punote si pastruese dhe Havierin ndërsa këta diskutuan për një shumë tjetër parash të fshehur në tubin e ventilatorit të kuzhinës. Policia nuk kishte gjetur këtë shumë në kontrollin e parë por kur rivizitoi banesën, gjeti 404 mijë euro dhe 8500 dollarë. Në total policia gjeti 462,950 euro; 15,500 dollarë amerikanë dhe 368 mijë lekë në shtëpinë e Klosit.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re