Skip to content

Grabitje me armë në Tiranë, vidhet posta private tek Astiri

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një institucion financiar në Tiranë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur tek ish-sheshi Shqiponja.

Deri më tani raportohet se dy persona të paidentifikuar kanë hyrë në ambientet e një poste private dhe nën kërcënimin e armës dhe kanë marrë një sasi parash.

Autorët janë larguar menjëherë me motor direkt pas grabitjes. Policia po punon  për kapjen e tyre.

Njoftimi i policisë

Në datë 16.06.2020, rreth orës 21:50, prane sheshit “Shqiponja”, në një zyrë postare private, dyshohet se dy persona ende të paidentifikuar, nën kërcënimin e armës kanë vjedhur një sasi lekësh dhe janë larguar me një mjet motoçikletë.

Në të gjitha hyrje-daljet e Tiranës, janë ngritur pika kontrolli. Policia ka shpërndarë në këto pika, identikitet e autorëve.

Forcat e Policisë po krehin zonën dhe vijojnë kontrollet edhe në parkingje e ambiente të ndryshme.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin e autorëve.

Policia e Shtetit fton çdo qytetar që mund të ketë të dhena mbi autorët, të telefonojnë falas në 112, duke u garantuar anonimatin.

 

/shqip