Një dyqan celularësh është grabitur gjatë natës së djeshme në qytetin e Vlorës.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se hajdutët kanë arritur të marrin 13 aparate celularë.

Dyqani është i pajisur me kamera sigurie, dhe është i lokalizuar në qendër të qytetit bregdetar.

Grabitësit kanë thyer xhamin dhe kanë arritur të hyjnë brenda duke bërë më pas dhe bastisjen e dyqnit.

Grupi hetimor dhe policia kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin e autorëve.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re