Deputete e LSI, Erisa Xhixho e ftuar në studion e emisionin “Pushteti” në Fax foli mbi abuzimet e shumta ndaj të miturve në vendin tonë, duke thënë se projektligj i ri për regjistrin e abuzuesve seksualë do të ndihmojë për parandalimin e rasteve.

Si hartuese e kësaj nisme, Xhixho shprehet se në momentin që ky regjistër do të jetë në cdo komisariat, jo vetëm do identifikohen dhe monitorohen personat që kanë kryer vepra të tilla por edhe nuk do lejohet të punësohen në institucione ku ka fëmijë.

Ky Regjistër do të shërbejë si një barrier për të ulur rrezikun nga këta grabitqarë seksualë sipas saj.

Xhixho: Nisëm për Regjistrin Kombëtar për abuzuesit seksualë e kam dëgjuar nga shoqatat e shoqërsië civile para 25 prillit dhe më pas gjatë fushatës time në takim me gratë dhe vajzat që kishin shqetësim sigurinë e fëmijëve jashtë strehës së tyre, në rrugë apo shkollë.

Një fenonem që rriti ndjeshmërinë timë si nënë dhe si grua, kam pasur kontakt me një nga organizatat më të mëdha në vend CRCA e cila merret me të drejtat e fëmijëve dhe konsultova dhe angazhimin tim personal.

Nisma që kishin marrë prej 2013, mjaftonte vullneti I atyre që kanë mundesi për të vënë mekanizma të tillë dhe në 2019, 2020 kjo iniciativë u hartua.

Në këtë process që ka nisur dhe në parlament, është I mirëmenduar, edhe Maqedonia e Veriut e ka këtë regjistër, padyshijm është një domosdoshmëri, është si database për institucionet për të gjithë personat që kanë marrë akuza për vepra të tilla.

Do vihet në dispozicion të cdo policie dhe monitoron sepse nuk e dimë se kë kemi dhe komshi, pasi ak një rrezik të madh nga këta grabitqarë seksualë.

Ka një moment projektligji, në mënyrë që këta njerëz të mos punësohen në cerdhe, shkolla, kurse apo kudo ku ka fëmijë, ku mudn të shfryjë anomalitë e tij biologjike dhe cfarë bën ligji?

I ndalon këta persona duke u vënë barrierën për të mos u punësuar dot në këto institucione.

Jemi të shokuar me rastet e fundit, janë një alarm për shoqërine.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re