Ditën e sotme kryeministri Edi Rama së bashku me kryetarin e Kuvendin Gramoz Ruçin kanë ndalur në qytetin e Fierit në kuadër të turit “Deputetët që Duam”.
Gjatë fjalës së tij Ruçi, i cili është edhe deputet në këtë qytet, nuk i ndali lavdërimet për kryetarin e PS-së, ku në fjalitë e tij më shumë dëgjoheshin komplimenta për Ramën, se sa punë të kryera nga qeveria në këtë qark.
“Jemi krenar që kemi lider Edi Rama, lider duhet të kenë vizionin, ambicien dhe energjinë. Ne kemi me së të ballafaqohemi me liderin tonë pasi këto tre cilësi që duhet të ketë çdo lider nuk ka konkurrent tjetër, është Edi Rama, janë shumë vende bosh dhe pastaj do i gjejmë se kush do e konkurrojë.
Rama si lideri jonë ka komunikuar me gjithë anëtarësinë përmes një letre nominale për secilin e ka kërkuar të aplikojnë për të pikëzuar, vlerësuar të gjithë deputetët aktualë, që nga unë i pari deri tek i 11 që ka qarku i Fierit.
Më lejoni të them në emër të 11 deputetëve të Fierit që për ne është privilegj që të kemi pasur votë besimin e PS, është merita juaj e detyrimi ynë për ta justifikuar atë. Se sa secili nga ne e ka justifikuar atë është një risi e re që përmes kësaj letre komunikimi e gjithë anëtarësia s’duhet të hezitojnë, të shprehet për të vlerësuar të 11 kandidatët e Fierit. Askujt nga ne nuk i ngelet qejfi, që dikush me 1,2 apo 3 mandate ka përfaqësuar juve”.- tha Ruçi.
/faxweb