Kryemninistri Edi Rama i emocinuar ka folur mbi largimin e Gramoz Ruçit nga skena politike dhe postet ekzekutive shtetërore, largim të cilin Ruçi e njoftoi live gjatë kongresit të sotëm.

Rama vendosi të bënte një përshkrim të Ruçit për të gjithë ata që e quajnë si ‘Enverist’ dhe ‘Konservator’ këtë të fundit. Kryeministri theksoi se këto etikietime nuk përkufizojnë aspak atë që është në të vërtet Gramoz Ruçi.

Edi Rama: Dy fjalë për ata që nuk e njohin. Gramozi, e dinë siç nuk është, enverist, i heshtur, konservator, personazh me biçak labërie nën mëngën, imponohet me dosjet e disa çështjeve, pa Instagram e Facebook. Por askush, edhe shumë mes nesh, nuk e ka ditur që e ka gjetur të shkretin. Dy herë me nga 15 vjet kryetar rresht. Në celularin pa Ëhatsap të Gramozit ka më shumë numra anëtarësh partie sesa ka pasur emra të gjallësh në regjistrin dixhital që mban Taulanti. Sikur Fatos Nano mos të kishte Gramozin dhe mos të ishte ky që të më mbante mua. PS do ishte lëshuar me kohë e me vakt si shallvaret e mia. Do ishte sot si unë, por kur nuk e kisha bërë stazhin e partisë nën mbikqyerjen e shokut Gramoz. Edhe i pari mandat nuk do kishte ardhur, i treti jo e jo. Tre fjalët e Gramozit u bënë fiksimi im.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re