Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ekipin e kandidatëve për deputetë në Fier, për zgjedhjet e 25 Prillit, ku Gramoz Ruçi tregoi edhe objektivat e PS-së në këtë qark,
Fillimisht Ruçi kërkoi nga KQZ të ketë një interpretim të njëjtë të Kodit Zjedhor për të gjitha partitë politike, që të kenë numër të njëjtë të kanidatëve në lista.
“Dua të bëj një apel KQZ-së që të interpretojë siç duhet Kodin Zgjedhor dhe të gjitha subjektet në garë të jenë të barabarta në garë sepse siç kemi marrë vesh subjektet zgjedhore të opozitës kalojnë numrin, duke regjistruar 24 nga 18”, tha Ruçi, ndëtsa prezantoi edhe ekipin një e nga një.
Ruçi tha se dy kandidatë për deputetë, Bashkim Fino dhe Nimer Musai janë duke u përballur me Covid 19.
“Ekipi ynë ka moshën mesatare më të re. Kemi 6 zonja. Nga këndvështrimi im në përbërje të skuadrës së qarkut tonë ka personalitete të spikatura të PS-së dhe të jetës publike dhe politike ashtu siç ka edhe kandidatë të rinj. Nga 18 kandidatë që ka skuadra jonë e Fierit, 9 janë aktualisht deputetë në këtë legjislaturë.
Dua të përgëzoj ata deputetë aktualë që nuk janë pjesë e listës së kandidatëve për qëndrimin. Kanë të gjithë mirënjohjen time. Dua të përmend Bashkimin Finon dhe Nimet Musain që janë me COVID dhe i uroj shërim të shpejtë dhe i presim sa më shpejt të japin kontributin e tyre”, tha ndër të tjera Ruçi, nsdërsa kujtoi dhe njëherë tjetër objektivin e socialistëve për të fituar 11 mandate në Fier.
Të njëjtën bindje e përforcoi dhe i pari i listës, Erion Braçe, i cili tha se ata shkojnë përpara qytetarëve të qetë, duke iu referuar punës që kanë bërë për qarkun.
“Bindja jonë e ka një bazë, ajo është puna që kemi bërë në 8 vite me radhë, dhe diferenca mes nesh dhe atyre që kanë zbritur në territor. Është diferenca mes atyre që bëjnë dhe atyre që premtojnë dhe zhdukjen, ne kërkojmë që të na vlerësojnë për atë që kemi bërë.
Ne jemi këtu, nuk lëvizim, kjo ka qenë një periudhë e vështirë për qytetarët, për shtetin dhe për buxhetin. Qarku i Fierit është më i madhi i vendit, sa i takon sektorit të Bujqësisë, shumë e thjeshtë zero taksa për blegtorinë, dhe zero taksa për të ardhurat e çdo bujku me punën e tokës”, tha Braçe gjatë fjalës së tij.
(E.K/Faxweb.al)
/faxweb
