Skip to content

Gramoz Ruçi u bën surprizën ‘e hidhur’ deputetëve para zgjedhjeve: S’ka më dieta, karburant e qira për banesat

Në një vendim të fundit që mban emrin e Kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi është vendosur që deputetëve tu pritet dieta pikërisht para nisjes së fushatës zgjedhore.

Kështu duke filluar që nga data 25-mars deri më 25 prill deputetët nuk do të përfitojnë më për shpenzimet e karburantit, dietat brenda vendit dhe qiranë e banesës.

Përjashtim do të bëhet vetëm në rast e gjatë kësaj periudhe Kuvendi do të zhvillojë veprimtari në komisione parlamentare/ seancë plenare thuhet më tej në vendim.