
Nga Shëlzen Henkoja
Në fjalën e hapjes të vitit të ri shkollor në gjimnazin Shefqet Guzi Gramsh kreu i bashkiaë emocionohet i cili smundi ta fshente po u tregua i drejtë- përdrejt me nxenesit ku u shprehu atë që ndjehu në pak caste.
Në fjalën përshëndetëse me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, Kreu i Bashkisë Gramsh z Besjan Ajazi vuri në dukje përpjekjet e bëra në dy vitet e fundit, ku tre shkolla janë restauruar e rikthyer në kushte bashkëkohore për nxënësit.
z Ajazi solli gjithashtu lajmin e mirë për komunitetin: së shpejti do të nisë restaurimi i shkollës në njësinë administrative Kodovjat, duke vijuar kështu investimet në përmirësimin e infrastrukturës arsimore në gjithë territorin e bashkisë.
Kreu i bashkisë u shpreh se përkushtimi ndaj arsimit mbetet një nga prioritetet kryesore, pasi çdo investim në shkolla është një investim në të ardhmen e fëmijëve dhe të qytetit.



