Një 26-vjeçar me iniciale A.K. është arrestuar nga policia pasi në aksin rrugor Cërrik-Gramsh ka humbur kontrollin e automjetit të tij tip “BMW” duke rënë nga 150 metra lartësi.

Policia njofton se si pasojë e aksidentit është plagosur shoferi dhe pasagjeri, të cilët tashmë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Për shpëtimin e tyre dje, është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses.

Në lidhje me këtë ngjarje, materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme proceduriale.

Njoftimi i policisë:

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan, u arrestua në flagrancë shtetasi:

A.K., 26 vjeç, banues në fshatin Gjyralë, Cërrik, pasi në aksin rrugor Cërrik-Gramsh duke drejtuar mjetin tip “BMW”, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë është plagosur vetë drejtuesi i mjetit dhe shtetasi K.K., 27 vjeç, i cili ishte pasagjerë në këtë mjet, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme proceduriale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re