Skip to content

Gramsh/ Rivihet në skenë komedia “Pallati 176”, gjimnazistët performojnë si aktorë profesionistë

gramshi

 

 

 

Gramsh Rivihet ne skene komedia “Pallati 176” gjimnazistet performojne si

Rivihet në skenë komedia “Pallati 176” në pallatin e kulturës “Thoma Prifti” Gramsh, por kësaj radhe jo nga aktorë profesionistë por nga gjimnazistë të shkollës së mesme “Shefqet Guzi” Gramsh.

 

1558185059 629 Gramsh Rivihet ne skene komedia “Pallati 176” gjimnazistet performojne si

Edhe pse aktorë amatorë, ata aktruan si të ishin profesionistë, një meritë kjo edhe e regjisorit të pallatit të kulturës Gramsh Emdond Osmani i cili kishte edhe rolin kryesor në këtë komedi, atë të Jovan Bregut.

 

1558185059 355 Gramsh Rivihet ne skene komedia “Pallati 176” gjimnazistet performojne si

Gjithashtu publiku gramshakë ishte një mbështetje për këta të rinj të cilët nuk munguan as duartrokitjet por edhe vlerësimet. Shpresojmë që kjo gjë të vazhdojë edhe me vonë, ku ky pallat kulture ka nxjerrë gjithmonë  talente të reja artistike si në Shqipëri por edhe nëpër botë.

 

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=XPoCC78xwwo?feature=oembed&w=640&h=360]

 

/aktoretshqiptare.info