Skip to content

Gramsh/ Sekuestrohen 400 gramë kokainë në dy banesa, nën hetim edhe oficerë policie

policia 1

Prokuroria e Elbasanit, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, ka zhvilluar kontrolle në dy banesa në Gramsh, ku janë zbuluar dhe sekuestruar rreth 400 gramë kokainë.

Kontrollet janë kryer në banesat e shtetasve me inicialet T.H. dhe R.H., të cilët ndodheshin nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, por dyshohet se vijonin aktivitetin e shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Operacioni vijon, ndërsa hetimet janë shtrirë edhe ndaj oficerëve të policisë zonale, të dyshuar për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se nuk kanë ushtruar kontrollet e nevojshme për të verifikuar zbatimin e masës së sigurisë nga dy personat.

Njëri prej të dyshuarve rezulton të jetë përfshirë edhe më parë në aktivitetin e shpërndarjes së lëndëve narkotike.