Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e sotme në qytetin e Gramshit, pranë shkollës 9-vjeçare “Asllan Shahini”.

Si pasojë e një sherri mes 5 adoleshentëve, mbeti i vrarë 15 vjeçari, Fatjon Bici dhe ka mbetur i plagosur shtetasi M.C, gjithashtu 15 vjeç.

LEXO EDHE: FOTO/ Detaje të reja nga vdekja e 15-vjeçarit në Gramsh, si agravoi sherri mes 5 adoleshentëve

Policia njofton se  janë shoqëruar adoleshentët, mes tyre edhe autorin dhe po kryen verifikime për të plagosurin, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, pasi dyshohet se është goditur me mjet prerës.

Gazetarja e ABC News, Edisona Skenderi raporton se të rinjtë janë konfliktuar jashtë ambienteve të shkollës.

Njoftimi i policisë:

Gramsh/Informacion shtesë

Në vijm të veprimeve që po kryhen për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes së ndodhur rreth orës 13:30, në lagjen “Sport 2”, Gramsh, ngjarje për të cilin Policia shoqëroi 4 adoleshentë të përfshirë në konflikt (mes tyre dhe autorin), grupi hetimor po kryen verifikime edhe për shtetasin M. C., 15 vjeç, i cili ka shkuar në spital, për ndihmë mjekësore, në gjendje jashtë rrezikut për jetën, pasi dyshohet se është dëmtuar me mjet prerës thikë, gjatë këtij konflikti.

Veprimet hetimore për këtë ngjarje vijojnë dhe në përfundim të veprimeve të para do të ketë njoftim të plotë.r.t

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re