Myrto Uzuni shumë shpejt do të finalizojë transferimin e tij te Austin në kampionatin amerikan të futbollit, duke nisur një eksperiencë të re në MLS. Por tani është koha e përgatitjeve për të lënë Granadën dhe Spanjën, si dhe për t’u bërë gati për jetën në SHBA.

uzuni

Sulmuesi ka qenë i pranishëm në ambientet e klubit me 19 Janar , duke përfituar nga fakti që ekipi luante në transfertë ndaj Levantes. AI ka mbledhur gjërat e tij personale që ishin në ambientet e klubit, duke boshatisur dollapin dhe bërë kështu fakt të kryer largimin nga spanjollët.

Gjithsesi, për t’i vënë pikën mbi “i”, do të duhet të presë ditën e hënë, kur do të udhëtojë drejt Madridit. Ai do të zhvillojë në një klinikë atje të gjithë testet mjekësore të nevojshme, para se klubi amerikan të paguajë klauzolën e largimit prej 12 milionë eurosh te Granada dhe Uzuni të nënshkruajë kontratën që e lidh me të.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko